Legjenda e futbollit, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur i viteve të 70-ta dhe të 80-ta, reagon ashpër për mbrojtësin e St. Paulit, Leart Paçarada, që sot u tërheq nga Kombëtarja e Kosovës, për shkak të pakënaqësive me selektorin Bernard Challandes.
Learti është djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut.
“Paçarada - emër i madh i futbollit, e duam a se duam?!
Esat Mehmeti
Learti është një ndër lojtarët më standard i Kombëtares sonë që luan qe 6 vite në ligën e dytë të Gjermane.
Për mua kjo kategori e Bundesligës gjermane është e barabartë me ligën e parë zvicerane.
Pse po e bëjë këtë krahasim?
Sepse 80% të lojtarëve që kanë luajtur e po luajnë standard për kombëtaren tonë, vijnë nga kampionati zviceran nga është edhe vet selektori i jonë...
Ndoshta pengesë e mos aktivizimit të Leartit në lojën e kombëtares është pse nuk luan në kampionatin zviceran , apo pse është djali i Shukri Paçaradës, emër i njohur i futbollit të Kosovës?
Jam i bindur se shtabi teknik i kombëtares nesër do ti përkulet Leartit e do ta shikojnë e llogarisin 100% për 100% ndryshe...
'Pasi që Learti me siguri sipas burimeve të sigurta do të kaloj shpejt në një ekip të madhe të Bundesligës gjermane.
Si një mik i familjes Paçarada e kuptojë dhe arsyetojë mllefosjen e drejtë të Leartit për rezultate të dobëta të kombëtares sonë dhe mos aktivizimin e tij.
Këshilla ime është të mos ngutet e rishikoj vendimin për largim, të dyja palët trajner – lojtar - FFK të ulen e publikisht ta analizojnë e miratojnë një vendim të drejtë. Trajnerët e lojtarët shkojnë e vijnë.
Kombëtarja e Kosovës po çalon, nevojitet ndryshim teknikë e taktikë në lojë dhe ristrukturim. I bindur se , kemi grup të lojtarëve për rezultate më të mira”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij një facebook.