Sulmuesi shqiptar, Arb Manaj, është bërë protagonist në Turqi, teksa ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, Balikersispor.
Sfida Balikersispor – Bandirmaspor u mbyll me rezultatin 2:1 për vendasit, teksa sulmuesi Manaj arriti të shndërrojë në gol një penallti në minutën e 64’, për t’i dhënë ekipit të tij tre pikë mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Ligën e Parë turke.
Ky është goli i 8-të në kampionat për sulmuesin 22-vjeçar i cili më parë ka luajtur dhe për ekipin shqiptar nga Kosova, Trepçës ’89.