Skandali në La Liga: Mbrojtësi i Valencias ofendohet në baza racore, ndeshja u ndal për disa minuta

Futboll

Skandali në La Liga: Mbrojtësi i Valencias ofendohet në baza racore, ndeshja u ndal për disa minuta

Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:14
Diakhabyn

Në ndeshejn e javës së 29-të në La Liga, Cadizi mundi Valencian 2:1, por ndeshja u pasua me një ofendim racor, shkak i së cilit ndeshja u ndërpre për 20 minuta.

Valencia u largua nga fusha në minutën e 30-të pasi mbrojtësi Diakhaby akuzoi kundërshtarin për racizëm.

Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi francez u ofendua në baza ravore nga mbrojtësi i Cadizit, Juan Cala.

Futbollistët e Valencias më pas u kthyen në fushë, por pa Diakhabyn, i cili kërkoi zëvendësim.

Nga Valencia thonë se u detyruan të riktheheshin në fushë pasi kanë mundur të dënohen nga federata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat