Juventusi opsion për Dembelen

Futboll

Juventusi opsion për Dembelen

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:13
Ousmane Dembele

Skuadra e Juventusit është një opsion i mundshëm që Ousmane Dembele t’i bashkohet në fund të këtij edicioni. Kështu, kanë raportuar të hënën e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Dembele po pritet të largohet nga Barcelona pasi së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin tjetër.

Dembele 23-vjeçar ka pasur telashe me lëndimet te Barcelona kurse këtë edicion ka shënuar nëntë gola e ka bërë katër asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Ai u transferua te Barça nga Borussia Dortmundi në vitin 2017 kurse krahas Juventusit, situatën e Dembeles te ekipi spanjoll po e monitorojnë edhe Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini e Liverpooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat