Presidenti i La Ligas konfirmon nisjen e hetimeve për fyerjet racore ndaj Dikhaby

Futboll

Presidenti i La Ligas konfirmon nisjen e hetimeve për fyerjet racore ndaj Dikhaby

Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:26
Javier Tebas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm.

Valencia dhe Cadiz ishin kundërshtarët e xhiros së 29-të të La Ligas.

Por, loja nuk mbaroi, pasi lojtari i Cadiz, Cala kishte fyer në baza racore lojtarin e Valencias Adama Dikhaby.

Valencia lëshoi fushën dhe që nga dita e djeshme pritej edhe reagimi i La Ligas.

Tani, presidenti Tebas ka reaguar duke thënë se La Liga ka filluar të hetojë incidentin.

“Është e qartë që reagimi nga lojtari i Valencias, Dikhaby se diçka ka ndodhur”, tha ai.

“Nga La Liga ne e dënojmë këtë vepër të racizmit dhe do të veprojmë kundër me çdo masë”, përfundoi Tebas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat