Pas Marco Verratti, mbrojtësi Alesandro Florenzi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjiganti francez përmes një komunikate konfirmoi që Florenzi ka rezultuar pozitiv dhe do jetë i izoluar.
Kjo nënkupton që Florenzi do humbas sfidën e radhës kundër Bayern Munichut, të vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Duke ndjekur testin e COVID-19, Florenzi ka dal pozitiv.
Ai do izolohet duke ndjekur protokollin e shëndetësisë. Lojtari ka qenë që disa ditë në izolim”, shkruhet në komunikatë.
PSG të mërkurën nesër do jetë mysafir i Bayernit, sfidë që nis në ora 21:00.