Rastet me COVID-19 te skuadrat e Torinos nuk kanë të ndalur.
Skuadra italiane ka njoftuar se një tjetër rast pozitiv ka rezultuar në ekipin e parë.
Komunikata e plotë:
“Torino njofton se gjatë testimit të fundit një tjetër lojtar i ekipit të parë ka dal pozitiv”.
“Lojtari në marrëveshje me autoritetet shëndetësore është izoluar”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, kujtojmë se Torino, aty ku luajnë Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani u detyruan të mos i zhvillojnë dy ndeshje ndaj Sassuolos dhe Lazios shkaku i rasteve të shumta pozitive me koronavirus.