Sulmuesi i Milanit, Mario Mandzukic pritet të largohet në fund të sezonit.
Kroati iu bashkua “Rossonerëve” në janar si agjent i lirë, por mezi ka zhvilluar 100 minuta.
Sipas Sky Sport Italia, Milan mund t’i ndajë rrugët me ish lojtarin e Bayernit në fund të sezonit.
Klubi ka opsionin që të rinovojë me Mandzukicin nëse përfundojnë në top katër.
Sidoqoftë, ky opsion gjithashtu është i lidhur edhe me numrin e paraqitjeve të 34-vjeçarit.
E ardhmja e Mandzukic me shumë gjasa do jetë larg “San Siro”, vetëm nëse fillon të realizojë gola në ndeshjet e mbetura dhe nuk pëson ndonjë lëndim tjetër.