Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, ka treguar lojë të madhe në fanellën e skuadrës së St. Paulit, e cila sonte si vendas e mposhti me rezultat 2:0 Braunschweig-in.
Mbrojtësi Paçarada u angazhua maksimalisht, i dha siguri lojës së skuadrës së tij dhe është ndër me të merituarit për fitoren e madhe.
Golat u shënuan nga Marmoush (7') e Kyereh (14').

Notat nga gazetat gjermane Kicker.de
Gazeta e mirënjohur sportive gjermane “Kicker.de”, Paçaradën e shpall lojtar të ndeshjes, duke e vlerësuar me notën 8.1.
Mediumi prestigjioz, Paçaradën e vlerëson me notën me të madhe, duke i marrë për bazë të gjitha karakteristikat e lojës për gjatë 90 minutave, i cili ishte si lokomotivë për skuadrën e tij.
Pas javës së 27-të në Bundesliga II, St. Pauli renditet në vend të 8-të me 38 pikë dhe Braunschweig është i 16-ti me 26 sosh.