Sonte (e martë) do zhvillohet ndeshja interesante mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat kërkojnë vetëm fitore, me “Qytetarët” që shihen si favorit, derisa klubi gjerman do mundohet të bëjë befasinë.
City nuk ka ndonjë mungesë në skuadër, derisa te Dortmund mungojnë Jadon Sancho, Dan-Axel Zagadou, Marcel Shcmelzer, Alex Witsel dhe sulmuesi i ri Youssoufa Moukoko.
Formacionet e mundshme:
Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Stones, Dias, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Sterling, Foden
Borussia Dortmund (4-1-4-1): Burki; Can, Akanji, Hummels, Guerreiro; Delaney; Hazard, Bellingham, Dahoud, Reus; Haaland
Ndeshja zhvillohet në “Etihad” dhe nis në ora 21:00.