Kur Juventusi e zgjodhi Andrea Pirlon...

Futboll

Kur Juventusi e zgjodhi Andrea Pirlon...

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:07
Kur Juventusi e zgjodhi Andrea Pirlon...

Ish-mbrojtësi italian, Fabio Cannavaro, beson se Juventusi do të gabonte dy herë, nëse do të shkarkonte trajnerin Andrea Pirlo, duke thënë se kur bardhezinjtë e emëruan ish-mesfushorin ishin të vetëdijshëm se ai ishte i papërvojë.

Cannavaro, tani trajner i Guanzhou FC, këmbëngul se ish-bashkëlojtari i tij në Juventus dhe Itali meriton t’i jepet kohë për t’i treguar vlerat e trajnerit.

Por mediat italiane raportojnë se Pirlo rrezikon të shkarkohet nëse nuk nxjerr rezultat pozitiv kundër Napolit të mërkurën.

Cannavaro thotë se faji nuk duhet t’i hidhet vetëm Pirlos për dështimet e Juves.

“Kur Juventusi e zgjodhi Andrea Pirlon, e dinte shumë mirë se ai nuk kishte përvojë. Është e logjikshme që atij t’i jepet kohë për t’u pjekur, qoftë edhe në marrëdhëniet e tij me lojtarët. Në lojë janë edhe 30 pikë, prandaj të presim për ta gjykuar”, tha ish-fituesi i Topit të Artë.

“Ata do të gabonin dy herë nëse vendosin ta shkarkojnë tani. Faji nuk mund të jetë vetëm i Pirlos, nëse lojtarët bëjnë gabime brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat