Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç po kritikohet ashpër nga tifozët në vendlindjen e tij, kjo pasi sipas raportimeve Ibra ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut.
Ndonëse thuhet se Ibrahimoviç e kishte licencën për ta bërë këtë gjë, ai po kritikohet me të madhe në Suedi, kjo pasi lojtari ka marrë me vete në shtëpinë e tij, lëkuren, nofullën dhe kafkën e luanit.
39-vjeçari është i pasionuar pas luanëve. Ai e cilëson vetën si të tillë, madje ka edhe një tatuazh në trupin e tij.
Ndryshe, sipas raportit nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve nga viti 2004 deri 2014 u vranë rreth 1.7 milionë kafshë për t’ua marr lëkuren me vete në shtëpinë e tyre.