Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Superligën Turke.
Gazeta e njohur “Bild”, ka raportuar se Mustafi ka ofertë nga Serie A dhe Bundesliga, por ai është më afër të transferohet në Turqi, derisa nuk është bërë e ditur skuadra.
Shkodrani aktualisht gjendet te skuadra e Schalkes në Bundesligë.
Ai pas aventurave edhe në Spanjë te Valencia, në Itali te Sampdoria dhe në Angli te Arsenali.