Simuloi për penallti, Bernardeski e pëson nga Disiplina. Ja vendimi!
Ndërsa fillimisht u lëshua në ueb si një padrejtësi në dëm të Juventusit, video e bërë virale pas derbit mes bardhezinjve dhe Torinos ka bërë që gjykatësi sportiv të marrë në analizë rastin e kontaktit të Federiko Bernardeskit me një kundërshtar në zonën e rreptësisë.
Pas vlerësimit të pamjeve televizive, Disiplina ka vendosur se vetë sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” duhet të paguajë një gjobë prej 2000 eurosh për këtë sjellje antisportive.
Në të njëjtën kohë ka marrë një paralajmërim për skualifikim, nëse diçka e tillë përsëritet.