Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada mbrëmë tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë, duke mahnitur edhe mediat gjermane, ku gazeta e mirënjohur sportive “Kicker.de”, e vlerësoi me notë 8.1 dhe e shpalli lojtar të ndeshjes.
St. Pauli si vendas e gjunjëzoi me rezultat 2:0 Braunschweig-in, në takimin e javës së 27-të të Bundesliga II.
Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur, tha për gazetën “Bota sot”, se e ka pa lojën mbrëmë dhe ka mbetur i fascionuar me qasjen e lojës së Paçaradës.
Esat Mehmeti
“Djaloshi nga Kosova zbardhi natën në Hamburg.
Gjermanët të fascinuar me lojën maestrale të Paçaradës”, ka thënë Mehmeti.