Kur pritet të rikthehet në fushën e blertë? Kutinjo
Philippe Coutinho është operuar me sukses nga mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar nga dëmtimi në menisk që kishte pësuar ndaj Eibarit në kampionat në dhjetorin e 2020.
Këtë lajm e ka konfirmuar Barcelona nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, por pa përmendur datë rikuperimi.
Sipas asaj që raporton media iberike “AS” fantazisti brazilian do t’i duhej një kohë rikuperimi midis 5-6 javë.