Vazhdon të krijojë diskutim në Argjentinë dhe në rrjetet sociale raporti që vajza më e vogël e Diego Armando Maradonës, Xhanina (31 vjeç), mendohet të ketë me Pablo Daniel Osvaldon, 35 vjeç, sot sulmues i Banfild, në Argjentinë, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Interin, Romën, Juventusin, etj.
Nuk kanë munguar sulmet në ueb nga ata që nuk e pranojnë këtë lidhje.
Normalisht, e bija e ish-yllit të futbollit, i ndarë nga jeta pak kohë më parë është përgjigjur në “Instagram”-in e saj: “Xhelozia virtuale ekziston…
Ajo që nuk blihet është qetësia dhe të qenit i lumtur pa u prishur punë të tjerëve”.