Ish-mesfushori i Chelsat, John Terry, duket që sezonin e ardhshëm të jetë në krye të ekipit të Sheffield Unitedit, përcjell Insporti.
Aktualisht në krye të skuadrës së Sheffield Unitedit është trajneri Paul Heckingbottom, kontrata e të cilit skadon në fund të muajit qershor dhe nuk ka gjasa të rinovohet.
Sipas asaj që raporton “Sunday Mirror vendin e Paul do ta zë ish-kapiteni i “bluve”.
Ndryshe, Terry aktualisht është ndihmës i Dean Smith te Aston Villa.