Adrion Pajaziti nënshkruan me Fulhamin, drejtori i akademisë thotë se ai mund të luajë për Kosovën

Futboll

Adrion Pajaziti nënshkruan me Fulhamin, drejtori i akademisë thotë se ai mund të luajë për Kosovën

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:10
Adrion Pajaziti

Adrion Pajaziti ka firmosur kontratë të re me klubin e Fulhamit.

Pajaziti tani do të luaj për U23-shat e klubit të njohur të Premierligës.

Mesfushori ka bërë 9 paraqitje këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asistime.

Drejtori i grupmoshave të reja, Huw Jennings ka thurur lavde për 18-vjeçarin, teksa nuk e ka hedhur poshtë mundësinë të luajë për Kosovën ose Shqipërinë.

“Adrioni ka aftësi të shkëlqyera krijuese dhe po zhvillohet si një mesfushor i gjithanshëm. Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar pas luftës në Kosovë. Ai ka të drejtë të luajë për Shqipërinë, Kosovën dhe Anglinë”, ka thënë Jennings.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat