Kuvendi i Rregullt i Punës i FFK-së mbahet online!
Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00.
Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19, punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online.
Në kuvend pritet të dikutohen shumë pika në interes të futbollit.