Kosova ka pësuar disfatë me rezultat 3:1 në miqësoren e dytë brenda dy ditësh më Holandën në futsall.
Holandezët u treguan skuadër më efikase në të dy pjesët.
Fillimisht ata e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar nga Veseboher, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola përmes Ceyar dhe Veseboher që realizoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Golin e vetëm për Kosovën në këtë takim e realizoi Salihu.
Kujtojmë që në ndeshje e parë këto dy ekipe barazuan me rezultat 0-0.