I vdiq babai nga sëmundja në tru, ish-futbollisti anglez ndërmerr nismën...

Futboll

I vdiq babai nga sëmundja në tru, ish-futbollisti anglez ndërmerr nismën...

Më: 6 prill 2021 Në ora: 21:53
I vdiq babai nga sëmundja në tru, ish-futbollisti anglez ndërmerr nismën...

Futbollisti anglez, Kris Suton, i cili në karrierën e tij ka luajtur për Chelsea në Angli dhe Celticunnë  Skoci, ka hapur një fushatë të padëgjuar më parë, ku këshillon lojtarët të mos godasin topin me kokë pasi është diçka e dëmshme.

Babai i Kris, Majk Suton, i cili kishte kaluar një karrierë të gjatë si futbollist me Norwich dhe Gret Taunin, vdiq vitin e kaluar pas një sëmundje që i kishte prekur trurin dhe i kishte humbur kujtesën.

Kris, pretendon se e ka gjetur arsyen e vërtetë se përse vdiq babi i tij, ku sipas tij goditja e topit me koke kur sfera vjen nga një shpejtësi e madhe është e dëmshme për trupin e njeriut dhe mund të ketë pasoja serioze me kalimin e viteve.

49 vjeçari ka nisur një bashkëpunim me shoqatën e “Alzhaimerit” në Angli dhe ka si synim të ndërgjegjësoje futbollistet që të jenë më të kujdesshëm dhe ta evitojnë goditjen e topit me kokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat