Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u paraqit në intervistën flash, ku u tregua te ishte i kënaqur me fitoren 3-1 kundër Liverpullit. Por trajneri francez ishte i kujdesshëm duke potencuarse kualifikimi mbetet i hapur dhe se nuk do të jetë e lehtë në “Anfilld Roud”.
Si ndiheni pas një fitoreje të tillë?
Ndihem shumë mirë, por është një përzierje e të gjitha emocioneve. Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, me vështirësi në fillim të pjesës së dytë. Sidoqoftë, kemi luajtur shumë mirë, jam krenar për të gjithë, sepse nuk është e lehtë, kjo është Liga e Kampionëve. Kualifikimi mbetet i hapur, nuk do të jetë i lehtë.
A ndryshoi vendosja pa Varane në fushë?
Ne nuk kemi ndryshuar asgjë, vetëm Militao luajti në vend të Varane. Ne mbajtëm skemën 4-3-3, kjo është ajo që kemi punuar në stërvitje.
Po kërkonit prapa krahëve me topa ajror, a ishte në plan?
Po, kishte diçka për të bërë atje, anësorët tanë janë shumë ofensivë dhe kemi bërë mirë në këtë kuptim. Me cilësinë e Tonit (Kroos) dhe Vinicius, goli i parë ishte fantastik.
Shumë keq goli i Salah…
Ata gjuajtën vetëm një herë në portën tonë dhe shënuan golin. Diçka e komplikuar, por kështu është futbolli. Sidoqoftë, përgëzoj ekipin tim për lojën nga fillimi deri në fund.