Dy skuadrat e Ligës së Parë do të ballafaqohen mes vete në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.
Istogu dhe Dukagjini takohen sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Demush Mavraj”.
Në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të mëdha të borës dhe kësisoj stadiumi në Istog është mbuluar nga bora.
Aktualisht këto janë pamjet e fundit që vijnë nga stadiumi “Demush Mavraj”.
Nuk dihet ende se a do të largohet bora nga stadiumi para se të fillojë ndeshja.
Dukagjini pozicionohet në vendin e parë në ‘Grupin A’ të Ligës së Parë me 43 pikë të mbledhura, kurse Istogu zë vendin e tretë me 39 pikë të grumbulluara.