Arnautoviç mund të rikthehet sërish në Itali!
Marko Arnautoviç mund të rikthehet sërish në Itali. Ish-sulmuesi i Interit, aktualisht aktivizoht te skuadra e Shanghai Port, ku bën pjesë që nga viti 2019-të kohë kur u transferua nga West Ham.
31-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bolognas, një sulmues që të bëjë diferencën në fushën e lojës.
Arnautoviç ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Europë dhe drejtuesit e klubit italian për ta marrë futbollistin duhet të derdhin në arkat e klubit kinez shumën e 10 milionë eurove.