Përzgjedhësi i Kombëtares U17 publikon listën për miqësoret me Bullgarinë!
Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.
Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 14 e 16 prill, derisa në lista e futbollistëve është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.

Nisja e Dardanëve të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill.