Futbollisti i Kosovës së bashku me shokët e tij futen në karantinë

Futboll

Futbollisti i Kosovës së bashku me shokët e tij futen në karantinë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:10
Futbollisti i Kosovës së bashku me shokët e tij futen në karantinë

Besar Halimi së bashku më shokët e tij, nuk do të lëvizin nga shtëpia deri më 18 prill.

Kjo pasi Sandhausen ka vendosur të hyjë në karantinë për 14 ditë, pas disa rasteve pozitive me koronavirus.

“Sigurisht, shëndeti i lojtarëve ka përparësinë kryesore. Në këtë drejtim, ne jemi të lumtur që kemi mundur të marrim masat e duhura përmes zbulimit të hershëm, për shkak të testimit të rregullt si pjesë e konceptit të higjienës” deklaroi menaxheri Volker Piegsa,  

Ekipi gjerman nuk ka dhënë emra për futbollistët e prekur, por ka kërkuar nga Federata e Gjermanisë që të anulojë të gjitha ndeshjet që janë paraparë të zhvillohen gjatë këtyre dy javëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat