Kosova U17 do të zhvillojë këtë muaj dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Arsim Abazi ka publikuar listën e futbollistëve për këtë ndeshje.
Shumica e futbollistëve luajnë në skuadrat tona, por ka edhe nga diaspora.
Është interesant të theksohet që nipi i Adem Jasharit, Igballi është ftuar për herë të parë te Kosova U17.
Javë më parë, Indeksonline raportojë për talentin e Igballit dhe ofertat që ka marrë nga klubet gjermane.