Vatra e infeksionit në delegacionin italian, shkojnë në 15 të infektuarit!
Mes ditëve të grumbullimit të kombëtares së Italisë për serinë e parë të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, papritur shpërtheu një valë e frikshme infeksioni e cila preku fillimisht 8 pjesëtarë të stafit teknik (emrat nuk u bënë të ditur).
Ndërsa lojtarët në fjalë, të cilët rezultuan të gjithë negativ mes sfidave me Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë nisën ditë pas dite që të dilnin pozitivë, ku me Federiko Bernardeskin të infektuarit janë aktualisht 7.
Kjo është shqetësuese me rastin e infeksionit të delegacionit.