Pep Guardiola është një “njeri magjik”, sipas Marcelo Bielsa, i cili thotë se ka hequr nga dorë nga përpjekjet për ta imituar trajnerin e Manchester City. Bielsa aktualisht është duke e përgatitur ekipin e tij Leeds United për transfertën në “Etihad Stadium” të shtunën.
Argjentinasi ka folur për cilësitë e spanjollit si trajner përpara kësaj ndeshjeje, duke pranuar se nuk ka qenë në gjendje ta kopjojë stilin e lojës së Pep gjatë karrierës së tij menaxheriale:
“Ai është një njeri magjik. Ajo që di të bëjë është jashtëzakonisht e vështirë për mua ta provoj (kopjoj). Tashmë kam hequr dorë nga stili i tij, por kam admirim të sinqertë për atë që bën. Metodat e reja që ai përfshin në një lojë futbolli janë ftesa për t’u dashuruar me futbollin”.
Edhe Guardiola ka shprehur admirimin e tij ndaj Bielsa në disa raste, përfshirë jë konference shtypi pas barazimit 1-1 të City në “Elland Road”, në tetor:
“Ai është ndoshta personi që admiroj më shumë në futbollin botëror, si trajner dhe si njeri. Mendoj se Bielsa është trajneri më autentik gjatë gjithë kohërave. Sa i përket mënyrës se si i drejton ekipet e tij, është unik.
Vlera e trajnerit nuk varet nga sa tituj ka fituar. Ekipet e mia kanë fituar më shumë tituj sesa ai, por për sa iu përket njohurive të lojës së futbollit, jam akoma pas tij”.