Duke qenë se luhet pa tifozë dhe se Santiago Bernabeu është nën rikonstruksion, Real Madrid nga fundi i sezonit të kaluar dhe në vazhdim të sezonit aktual, ka vendosur të luajë në Alfredo Di Stefano. Kjo fushë përdoret nga ekipi i të rinjve, por që tashmë është bërë edhe impianti i të besuarve të Zinedine Zidane.
Megjithatë, ajo fushë nuk i ka lënë aspak shije të mirë Jurgen Klop, pas disfatës së mbrëmshme të të kuqve me rezultatin 3-1. Tekniku gjerman është shprehur se ajo e Realit nuk mund të konsiderohet stadium i vërtetë dhe se në kthim do të shohin Anfield.
“Në kthim do të jetë një detyrë e vështirë për Real Madrid, me ose pa publik në Anfield.
Dje ishte shumë e çuditshme sepse ishte një tjetër situatë, ai nuk është stadium. Përkundrazi, Anfield është një stadium i vërtetë dhe për ne do të jetë shumë më mirë”, u shpreh Klopp.