Sulmuesi francez drejt largimit nga stadiumi “Emirates”.
Krerët e Arsenalit thuhet se janë të gatshëm që ta shesin sulmuesin e tyre Alexandre Lacazette, raporton “90min”.
“Topçinjtë” do të dëgjojnë oferta për francezin këtë verë, pasi që po synojnë që të fitojnë të ardhura të reja për të transferuar lojtar të ri.
Skuadrat si Inter, Roma, Sevilla dhe Atletico Madridi kanë qenë të lidhura me Lacazetten, i cili është duke iu afruar vitit të fundit në kontratën e tij aktuale me Arsenalin.
Këtë sezon, Lacazette ka 26-të paraqitje në Premier Ligën angleze, ku ka regjistruar 11-të gola dhe dy asistime. Momentalisht, kartoni i francezit kap vlerën prej 35 milionë eurosh.