Istogu pësoi humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Dukagjini, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Dukagjini nga Klina avancoi në 45 minuta e parë!
Në minutën e 28-të, Altin Merlaku kaloi në epërsi mysafirët, por gol nuk i dekoncentroi.
Në minutën e 68-të, portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, e ka pritur penalltinë e vendasve përkatësisht Jahajt.
Pas shtatë minutave (75′), Ragip Mazrekaj barazon rezultatin 1:1.
Megjithatë gëzimi ishte jetëshkurtër për Istogun në stadiumin “Drmush Mavraj”.
Në minutën e 76-të, Basriut shënoi për Dukagjinin dhe ia siguroi fitoren me rezultat 1:2.
Ndeshja e kthimit luhet pas dy jave.