Formacioni zyrtarë i Werder Bremenit, vendimi për Rashicën!
Skuadra e Milot Rashicës, sot me fillim prej prej orës 18:30 zhvillon ndeshjen çerekfinale në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Werder Bremen do të ndeshet kundër skuadrës nga liga e dytë, Regensburg, ku kërkon fitoren për të avancuar në gjysmëfinale, ku e pret skuadra e RB Leipzig.
Formacionet zyrtare janë publikuar dhe vlen të ceket se nga fillimi starton ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.