Është kthyer në imazhin kryesor të Barcelonës B, Rey Manaj përgatitet për shkëlqimin e radhës.
Rei Manaj është kthyer në imazhin kryesor të Barcelonës B.
Sulmuesi shqiptar është duke vazhduar përgatitjen me ekipin sa i përket ndeshjes së radhës që do të luajnë katalanasit kundër Ibizës në transfertë.
Faqja zyrtare e Barcelonës B ka postuar një fotografi të Rei Manajt nga stërvitja duke treguar humorin e mirë të futbollistit që po kalon formën fantastike.
Lojtari kuqezi është golashënuesi i ekipit të dytë të katalanasve me 9 gola, ndërsa pas tij vjen Collado.