Juventusi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftë për katër vendet e para në Serie A.
Kampioni në fuqi, si vendas e mundi me rezultat 2:1 Napolin, në takimin e mbetur të javës së tretë.
Futbollistët Ronaldo dhe Dybala, janë kreatorë të fitores, duke shënuar në minutën e 13-të dhe të 73-tën. Në fund të takimit, Insigne realizoi nga penalltia për Napolin.
Shqiptarët Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj u paraqitën standardë për Napolin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 76-të.
Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të.
Juventus zë vendin e tretë me 59 pikë dhe Napoli të pestin me 56 sosh pas 29 jave në Serie A.