Marash Kumbulla nuk do të luaj ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Europa League kundër Ajax.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk është ftuar nga trajneri i Romës për ndeshjen e nesërme.
Kumbulla është i lënduar, prandaj nuk do të jetë i gatshëm të luaj në këtë takim.
Përveç Kumbullës, në këtë takim trajneri, Paulo Fonseca s’mund të llogarisë as në lojtarët: Smalling, Juan Jesus, Karsdorp, Mkhitaryan dhe El Shaarawy.