Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha ka arritur të zhvillojë ndeshjën e 100-të zyrtare me fanellën e ekipit rus, FC Akhmat Grozny.
Berisha këtë numër të paraqitjeve e arriti në ndeshjen në kuadër të çerekfinales së kupës së Rusisë të cilën Akhmat e fitoi ndaj FC Ufa 1:0.
Berisha është transferuar në ekipin rus ne vitin 2017, për të cilën ka realiazuar 13 gola ne ndeshje zyrtare, ndërkaq tash e një kohe mban edhe shiritin e kapitenit.
Futbollisti 29 vjeçar ka qenë pjesë edhe e klubeve si Besa e Pejës, Besa e Kavajës dhe Skënderbeu dhe Anzhi.