Milot Rashica dhe Werder Bremen janë kualifikuar mbrëmjen e kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Bremen mposhti me rezultat minimal 1:0 ekipin e Regensburg – me golin e vetëm që e shënoi Osako në minutën e 51-të.
Rashica e nis takimi si titullar, teksa u zëvendësua 20 minuta nga fundi i ndeshjes.
“Në gjysmëfinale. Ishte një luftë e fortë, por ia dolëm”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.
Werder Bremen në gjysmëfinale do të luajë ndaj RB Lepizig.