Kastriot Imeri ka vazhduar me paraqitje fantastike për Servetten këtë edicion.
Mesfushori nga Kosova është treguar vendimtar për skuadrën e tij në kuadër të Kupës së Zvicrës.
Servette ka marrë një fitore të vuajtur në udhëtim te Vevey me rezultat 2-4, por deri në fund të ndeshjes rezultati ishte i barabartë.
Imeri u inkuadrua në ndeshje në minutën e 82-të sa ishte rezultat i barabartë 2-2 dhe kontribuoi me dy gola të shënuar.
Vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, Imeri realizoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij 2-3.
Ndërkohë në minutën e 92-të, Servette fitoi një tjetër penallti dhe përsëri Kastriot Imeri shënoi për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Pas këtij triumfi, Servette ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Zvicrës.