Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar nga skuadra e Lazios, por sipas bashkëshortes së Simone Inzagit, Gaia Lukariello, e gjithë familja ka rezultuar pozitiv për “Covid 19” dhe të gjithë janë në izolim shtëpiak.
“Përshëndetje të gjithëve, ne donim t’ju tregonim se fatkeqësisht e gjithë familja jonë, pas tamponit të bërë në shtëpi, rezultoi pozitiv për koronavirus! Jemi mirë dhe në izolim, sipas protokollit. Përqafime.” ky është mesazhi e gruas së trajnerit bardhkaltër në Instagram.
Nga ana tjetër, Lazio, pasdite vonë lëshoi një deklaratë në faqen e saj zyrtare, pa përmendur asnjë emër.
“Lazio njofton se ka mësuar nga një anëtar i stafit teknik se është pozitiv për Covid-19, pas një ekzaminimi privat, të cilit iu nënshtrua së bashku me disa anëtarë të familjes së tij”.