Leicester City raportohet se mund të jetë destinacioni i radhës i Naby Keitas.
Mesfushori nga Guinea nuk po arrin të zë vend në 11-shen startuese të Jurgen Kloppit.
Dhe pas vetëm tre viteve të kaluara në “Anfield”, 26-vjeçari mund të largohet.
“Football Insider” shkruan se interesim për të ka shprehur Leicester City, klub i cili tashmë është duke monitoruar situatën e tij.
Ndryshe, Naby Keita ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor të vitit 2023.