Granada dhe Manchester United sonte (e enjte) zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës.
Skuadra spanjolle paraprakisht eliminoi Molden, kurse “Djajtë e Kuq” eliminuan Milanin.
Manchester United është një nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e kësaj gare për herë të dytë në histori, pas triumfit në vitin 2017.
Eric Bailly, Phil Jones e Anthony Martial janë futbollistët që Ole Gunnar Solskjaer nuk do t’i këtë në dispozicion sonte.
Formacionet e mundshme për sonte:
Granada: Silva; Vallejo, Duarte, Sanchez, Diaz; Gonalons, Eteki; Kenedy, Herrera, Machis; Soldado.
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Fernandes, James; Cavani.
Ndeshja mes Granadas dhe Manchester United zhvillohet nga ora 21:00 në “Nuevo Los Carmenes”.