Dukagjini i Klinës pretendon finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Futbollistët e Dukagjinit janë shumë afër qëllimit, pasi që sfidën e parë e fituan në udhëtim me rezultat minimal 2:1 ndaj Istogut.
Dukagjini përgatitet për takimin e kthimit dhe besojnë e shpresojnë se do të janë në finalen e madhe, për të arritur trofeun e Kupës, ndërsa kampion ishin në vitin 1993.
“Të rritur në lloçin e Kosovës, të etur për triumfin dhe finalen e madhe. Beteja e parë u fitua!
Kur kushtet atmosferike edhe fusha nuk të ofrojnë mundësi për lojë. Vjen ne shprehje vullneti, dëshira dhe pasioni, për çdo milimetër!”, shkruan në faqen e KF Dukagjini.