Niklas Sule dhe Leon Goretzka pritet t’i mungojnë Bayern Munichit në ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germainit.
Të mërkurën mbrëma, Bayern Munich pësoi humbje 2-3 nga Paris Saint-Germaini në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Sule dhe Goretzka pësuan lëndime dhe u zëvendësua në pjesën e parë. Dhe, sipas “Bild”, të dy lojtarët do të mungojnë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 13 prill.
Përveç tyre, te kampioni në fuqi gjerman dhe evropian mungojnë edhe Robert Lewandowski e Serge Gnabry.