Gernot Rohr beson se do të jetë gjithçka e hapur në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen edhe pse skuadra franceze mori një fitore me rezultat 3:2 në ndeshjen e parë.
PSG u bë skuadra e parë që mposhti Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve që nga Liverpooli në mars 2019.
Duke folur për “Europe 1” pas ndeshjes, Rohr tha: "Është vetëm gjysma e rrugës. Unë e pash një Bayern më të përgatitur fizikisht, nuk do të jetë e lehtë për PSG-në të përsërisë këtë performancë pas gjashtë ditësh".
Skuadra e Mauricio Pochettinos e pret Bayernin në “Parc des Princes” (Paris) të martën më 13 prill.