Ish futbollisti Fetim Kasapi, i del në mbrojtje Arsim Abazit, i sapo emëruar selektor i Kombëtares së Kosovës U-17. Kasapi kërkon durim dhe mos të kritikohet Abazi, që ende nuk i ka dhjetë ditë që është në këtë pozitë.
“Si skautë i FC Besa jam në përcjellje të vazhdueshme të ndeshjeve kampionale tek U/17!
Duke parë reagime të shumta ne përzgjedhjen e kombëtares te Kosovës në U/17 të prirë nga Arsim Abazi (i posa emëruar), konsideroj që ka vend për kritika por një pjesë e madhe e tyre janë krejtësisht të pavend dhe dua te ju informojë që në shumicën e lojërave kampionale tek U-17, 90% te tyre janë të lindur ne vitin 2004 e që nuk kanë të drejtë të luajnë për kombëtare!
Në Bullgari udhëtojnë vetëm lojtaret e lindur në 2005’ten dhe me të ri.
Andaj konsideroj që në vend të kritikave me shumë te merreni me ekipet e juaja duke ju jap mundësi lojtarëve të lindur në vitin 2005 të luajnë e jo ti leni në shumicën e kohës në bankën rezervë!
Jam që ti japim kohën e duhur Arsim Abazit, nëse nuk e kryen punën si duhet do të jam kritikuesi më i madh, por jo vetëm pas 10 ditëve punë”, reagon Fetim Kasapi.