Probleme të mëdha në vitet e 90-ta, çdo udhëtim qoftë për stërvitje qoftë për ndeshjet kampionale, ka qenë sikur të shkosh në front të luftës, duke u ballafaquar me milicinë e agresorit serb.
Enes Mustafa i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej futbollistëve me të ri që ka luajtur për seniorët e Trepçës nga Mitrovica, por me leje speciale të mjekut.
Mustafa kujton periudha të rënda në vitet e 90-ta, sidomos një rast në Prizren.
“Në Prizren duke shkuar për të luajtur me Lirinë e Prizrenit, na kanë ndal policia dhe na kat qit jashtë, na kanë kontrolluar e na maltretuan derisa edhe na goditën me shuplaka e shqelma”, tregon Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ai është krenar që me Trepçën dolën kampion në vitin 1992-1993.
“Në edicionin 1994-95 Trepça është fitues i Kupës së Kosovës.
Po atë vit shpallem lojtari me i mirë në Kosovë për të ri”, thotë Mustafa.
Krejt në fund, ai ndihet krenar që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe i bënë rezistencë regjimit serb.