Duele shumë interesante pritet të zhvillohen në javën e 22-të në Ligën e Parë.
Kështu në ndeshjen ndërmjet Dukagjinit dhe Istogut, e cila konsiderohet si ndeshja e vitit, pasi që dy skuadrat kanë pretendimet për t’u inkuadruar në Superligë, drejtësia i është besuar gjyqtarit Tefik Maloku. ‘Bilbili’ nga Podujeva do të shoqërohet nga asistentët Bekim Rama dhe Visar Kupina.
Në një tjetër ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Parë, sikurse ajo ndërmjet Vitisë dhe Flamurtarit, drejtësia i është besuar Gramos Shala.
Shala do të shoqërohet nga asistentët Visar Kelmendi dhe Taulant Ibërdemaj.