Granit Xhaka me Arsenalin barazojnë me rezultat 1:1 kundër Slavia Pragës.
Në minutën e 86-të, Pepe shënoi për epërsinë 1:0, por në atë të 90+4, Holes barazon (1:1)
Arsenali pritej se do të shënojë fitore bindëse, por ashtu nuk doli në praktikë dhe zhgënjyen me barazim.
Xhaka u paraqit standard, u angazhua maksimalisht.
Ai me ekipin e tij duhet të përgatiten për sfidën e kthimit kundër ekipit çek, që të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Europa League.